Beqiri për “Shtëpinë e verdhë”: Është e pamundur në ato kushte të bëhet heqja dhe shitja e organeve

Aktuale

Beqiri për “Shtëpinë e verdhë”: Është e pamundur në ato kushte të bëhet heqja dhe shitja e organeve

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 00:36
Fejzi Beqiri

Doktori i Shkencave Juridike Penale, Fejzi Beqiri tha se nuk ka pasur mundësi që në “Shtëpinë e Verdhë” të bëhej transplantim i organeve ashtu siç përmendet në raportin e senatorit Dick Marty.

Beqiri tha se për t’u bërë transplantimi i organeve duhen kushte të jashtëzakonshme, duhet ekip të forta të specialistëve mjekësorë dhe se krejt këto duhet të bëhen në afat të shkurtër kohor.

Prandaj, ai thotë se një gjë e tillë nuk ka mundur të bëhet në të ashtuquajturën “Shtëpia e verdhë”, siç pretendohet në raportin e ish-senatorit Dick Marty.

Nuk ka pasur mundësi që në këtë shtëpi të quajtur spital që të ketë transplantim e organeve duhet një sërë profesionistësh të lëmive të mjekësisë duke filluar prej urologut, neurologut, mjekëve kirurg vaskular dhe kirurg urolog të tjerë dhe të cilët duhet të punojnë në të njëjtën kohë në tandem  nëse mund të thuhet për të arritur që të marrin organin  e një personi dhe të bëjnë transplantim e atij organi te personi tjetër. Në rastin konkret është edhe më e vështirë kur kihet parasysh shitja e organeve kur dihet se një organ i cili merret prej një iks personi duhet në afat prej 48 deri në 72  orë të bëhet transplantim në personin tjetër”, tha Beqiri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat