Krasniqi: Qeveria Kurti, rekord për dështime kapitale

Aktuale

Krasniqi: Qeveria Kurti, rekord për dështime kapitale

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 17:51
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se të dhënat e publikuara nga Instituti GAP dëshmojnë se gjatë Qeverisjes Kurti nuk ka pasur investime kapitale.

Ajo ka shkruar se Qeveria Kurti ka shënuar rekord për dështime kapitale.

“Të dhënat e prezantuara nga Instituti GAP janë dëshmi e asaj që e kemi potencuar vazhdimisht. Qeveri praktikantësh, pa plan dhe ide. Në 10 vitet e fundit nuk ka pasur më pak investime kapitale se sa në këtë vit.

Në vend të investimeve kapitale, rekord për dështime kapitale Qeveria Kurti!”, shkruan ajo në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat