Begjet Pacolli reagon pas vdekjes së familjes Sopaj: Iu ndërpre malli për vendlindje pak kilometra pa arritur në shtëpi

Aktuale

Begjet Pacolli reagon pas vdekjes së familjes Sopaj: Iu ndërpre malli për vendlindje pak kilometra pa arritur në shtëpi

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 19:13
Behgjet Pacolli

Lideri i AKR-së, Begjet Pacolli ka shkruar për dy pjesëtarët e familjes Sopaj nga Malisheva, që sot gjetën vdekjen në një aksident komunikacioni në Podujevë gjersa vinin për pushime në Kosovë.

Pacolli ka thënë se malli për vendlindjen i tyre ishte i madh, por u ndërpre sot pak kilometra pa arritur në shtëpi.

Ish-presidenti i Kosovës është lutur për shërimin e dy fëmijëve që mbetën të lënduar në aksident.

“Malli për vendlindjen ishte i madh për familjen Sopaj, por u ndërpre sot vetëm dhjetra kilometra para shtëpisë, ku dera vetëm ishte e hapur për ta. Shemsedini dhe Mervetja humbën jetën në një aksident të tmerrshëm automobilistik herët në mëngjes këtë të premte dhe të lënduar rëndë janë dy fëmijët e tyre, për të cilët lutem për shërim!”, ka shkruar ai.

“Një aksident tragjik dhe dy jetë të humbura për Kosovën e vogël. I shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe miqëve të tyre. Zoti i ruajtë të gjithë!”, ka shkruar në fund Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat