Sadiku: Marrëveshja për Asociacionin është e kryer mes Kosovës e Serbisë

Aktuale

Sadiku: Marrëveshja për Asociacionin është e kryer mes Kosovës e Serbisë

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 08:14
Arbnor Sadiku

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arbnor Sadiku ka thënë se marrëveshja për Asociacionin është një marrëveshje e kryer mes Kosovës dhe Serbisë.

Sadiku tha se Asociacioni mund të rinegociohet nga Qeveria Kurti, por sipas tij, nëse ka një parapërgatitje për këtë dhe shkon me një delegacion të përgatitur që njohin termat e qeverisjes lokale dhe pushtetin lokal si funksionin.

Sipas tij, Kurti është më liberal se Isa Mustafa.

“Marrëveshja për asociacionin është një marrëveshje e kryer tash midis Kosovës dhe Serbisë. Si e tillë mund të rinegociohet nga Qeveria Kurti, por nëse ka një parapërgatitje për këtë shkon me një delegacion kryeministri Kurti të përgatitur që njohin termat e qeverisjes lokale, njohin pushtetin lokal si funksionon, raportet ndërkomunale dhe njëfarë forme në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare… Siç po e shihni Kurti është më liberal se Isa Mustafa, ka ndryshuar shumë gjëra nga qeverisja kur e ka marrë dhe kur ka qenë në opozitë Kurti ka ndryshuar në 360 shkallë”, ka deklaruar Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat