Milazim Krasniqi befason me deklaratën/ Tregon skenarin që po përgatit Serbia për Kosovën!

Aktuale

Milazim Krasniqi befason me deklaratën/ Tregon skenarin që po përgatit Serbia për Kosovën!

Nga: M.H. Më: 30 korrik 2022 Në ora: 23:03
Milazim Krasniqi

Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakviq, ka lëshuar një deklaratë e cila ka ngjallur reagime të mëdha.

Ai u shpreh se shqiptarët në Kosovë po përgatisin “ferrin”.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe profesori Milazim Krasniqi.

Ai përmes një shkrimi në facebook tregoi dy hipoteza që mund të vinë nga këto deklarata, përcjell “Bota sot”.

E para sipas tij, ata dëshirojnë konflikte në Kosovë dhe e dyta kanë marrë ndonjë urdhër nga Putini që ta rindezin konfliktin në Kosovë.

Profesori kërkon nga qeveria e vendit që të mos futet në këtë skemë të naivitetit.

Postimi i plotë

Nga deklaratat e krerëve të Serbisë, Vuçiqit, Selakoviqit dhe Petkoviqit, mund të nxirren dy hipoteza: e para, ata po duan incidente e konflikte në Kosovë, që ta arsyetojnë formimin e një qeverie me eksponentë fashistë dhe rusofilë. E dyta, mund të kenë marrë ndonjë urdhër nga Putini, që ta rindezin konfliktin në Kosovë. Krerët serbë i kanë planet e veta të errëta, si gjithmonë. Problemi ynë është që qeveria Kurti të mos u futet në skemë nga naiviteti, të cilin kjo qeveri e ka me tepricë. Reduktimi i kontestit kombëtar e gjeopolitik ndërmjet nesh e Serbisë, në problemin e tabelave dhe të letërnjoftimeve, vetvetiu është naivitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat