Hamza: Situata është e qetë në Mitrovicë

Aktuale

Hamza: Situata është e qetë në Mitrovicë

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 22:04
Bedri Hamza

Kryetari i Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza është deklaruar për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Hamza deklaroi se tani për tani situata është e qetë në Mitrovicë dhe nën kontroll.

Ai theksoi se qytetarët janë të qetë, derisa bëri thirrje sërish që të jenë të qetë.

“Saktësisht, për hir të korrektësisë referojuni institucioneve sepse janë institucionet profesionale për rend dhe ligj të cilat i kanë informacionet e detajuara”, tha Hamza për Tëvë1.

Ndryshe për orë të tëra në Mitrovicë janë dëgjuar sirenat e alarmeve, derisa u raportua është për të shtëna me armë.

Serbët lokalë ishin mbledhur duke bllokuar qarkullimin në Jarinje dhe Bërnjak më vendosjen  e kamionëve në pikat kufitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat