​Zhvillimet në veri, vjen reagimi edhe nga Zyra e Kryeparlamentarit

Aktuale

​Zhvillimet në veri, vjen reagimi edhe nga Zyra e Kryeparlamentarit

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 22:45
Kuvendi i Kosovës

Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit, Ilir Skender Kërçeli ka reaguar pas vendosjes së barrikadave nga serbët lokalë në veri të vendit.

Ai në një postim në Facebook ka akuzuar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq se qëndron prapa urdhrit për vendosjen e barrikadave.

“I njëjti Vuçiq si ai që kërcënonte se për një serb të vrarë do t’i vrasë 100 myslimanë si hakmarrje, i njëjti që pas 22 viteve i thotë botës jo për sanksione ndaj Rusisë, e po i njëjti që jep urdhra për sulme ndaj organeve të rendit të Republikës së Kosovës.

Ky është Vuçiq e kështu ka mbetur Serbia me këta politikanë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat