Ambasadori amerikan thotë se vendimet për reciprocitet janë absolutisht të duhura, por ka një kërkesë për Qeverinë

Aktuale

Ambasadori amerikan thotë se vendimet për reciprocitet janë absolutisht të duhura, por ka një kërkesë për Qeverinë

Nga: M.L. Më: 31 korrik 2022 Në ora: 23:33
Jeffrey Hovennier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovennier pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani ka thënë se i konsiderojnë si të duhura dy vendimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me reciprocitetin në targa e dokumente personale, të cilat do të fillojnë të zbatohen të hënën me datë 1 gusht.

“Nga këndvështrimi amerikan të dy vendimet janë absolutisht të duhura”, tha mes tjerash ambasadori amerikan.

Ai tregoi se me presidenten dhe kryeministrin kanë diskutuat për të shtyrë zbatimin e këtyre vendimeve.

"Një nga arsyet që jam këtu për takim me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe ministren e Jashtme Gërvalla është që të përcjell një kërkesë të qartë të Qeverisë së SHBA-së për shtyrjen e implementimit e dy vendimeve për 30 ditë. Mendojmë se shtyrja për 30 ditë është e rëndësishëm pasi shihet se ka keqkuptime dhe dezinformata rreth këtyre vendimeve... Dua të jem i qartë. Nuk duam që këto vendime të rishikohen. Duam edhe të jemi të qartë se jemi të shqetësuar se disa individë po i shprehin pakënaqësitë mes vendosjes së barrikada dhe mohimit të lirisë së lëvizjes. Nuk i përkrahim këto veprime. Mënyra e shprehjes së pakënaqësive është përmes dialogut. Do të shohim përpara për vendimet e qeverisë”, tha ai.”.

”Ne do të presim përgjigje prej qeverisë, lidhur me këtë kërkesë”, ka thënë ai.

Hovenier ka thënë se dy vendimet që janë marrë, janë në kuadër të marrëveshjes që janë nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë dhe sipas tij s’ka asgjë për t’u shqetësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat