Kurti jep detaje për vendimin: E shtyejmë reciprocitetin, vetëm nëse largohen të gjitha barrikadat

Aktuale

Kurti jep detaje për vendimin: E shtyejmë reciprocitetin, vetëm nëse largohen të gjitha barrikadat

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 01:02
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qartësuar situatën e shtyerjes së vendimit për aplikimin e masës së reciprocitetit për targat serbe dhe dokumentet e udhëtimit, duke thënë se kjo do të ndodh vetëm kur të largohen barrikadat nga pikat kufitare.

Ai këtë e ka bërë me anë të një reagimi në rrjetin social Twitter.

“Në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë, ne pajtohemi të shtyejmë implementimin e vendimeve për targat e automjeteve dhe dokumentet e hyrje-daljeve në pikat kufitare me Serbinë për 30 ditë, vetëm nëse të gjitha barrikadat largohen dhe rikthehet lëvizja e lirë”, shkruan Kurti në Twitter.

Vendimi për shtyerjen e implementimit të këtyre masave vjen pas një takimi që kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Kosovës patën me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ishte kërkesa e qeverisë së SHBA-ve për shtyejn e implementimit të këtij vendimi, ndërsa qeveria e Kosovës ka respektuar këtë kërkesë, me kushtin e heqjes së të gjitha barrikadave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat