“O Edi, thuaji atij "vllaut" se po rrezikon sigurinë e qytetarëve të "vllaut tjetër" !?”

Aktuale

“O Edi, thuaji atij "vllaut" se po rrezikon sigurinë e qytetarëve të "vllaut tjetër" !?”

Nga: H.O. Më: 1 gusht 2022 Në ora: 07:33
Edi Rama

Njohësi i politikës së jashtme, Shqiprim Pula në një postim të tij në Facebook pyet se ‘a është kund gjallë Edi Rama?’

Ai ka kritikuar Edi Ramës për mos reagim pas situatës së krijuar në Kosovë.

Analisti Pula duke iu drejtuar Ramës thotë se ‘O Edi, thuaji atij "vllaut" se po rrezikon sigurinë e qytetarëve të "vllaut tjetër" !?’.

Postimi i plotë:

PISKAMË

A është kund gjallë Edi Rama ?

A din kush, a i ka qu fjalë "vllaut" ?

O Edi, thuaji atij "vllaut" se po rrezikon sigurinë e qytetarëve të "vllaut tjetër" !?

O Edi, me veprimet e strukturave të "vllaut" po rrezikohet paqja në minimum 17% e oborrit të "vllaut tjetër" !?

Bëhu i gjallë e lësho zo, O Edi

Nuk vazhdohet "Ballkani i Hapur" kështu o Edi

Më lejoni të jem vëllau i Kurtit dhe Vučićit

(Ref.; Edi Rama, 20 Qershor, 2022 Prishtinë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat