Ish ushtaraku i njohur amerikan reagon për barrikadat në veri: Putini është i përfshirë

Aktuale

Ish ushtaraku i njohur amerikan reagon për barrikadat në veri: Putini është i përfshirë

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 15:38
Mark Hertling

Ish Ushtaraku i njohur amerikan, Mark Hertling ka reaguar pas barrikadave të vendosura në kufijtë Kosovë – Serbi nga strukturat ilegale serbe, e pas sulmeve që iu bënë qytetarëve të Kosovës që po prisnin për të hyrë në vend.

Hertling duke renditur edhe një numër të madh konfliktesh tjera në Evropë, vendosi edhe fotografinë e veriut të Mitrovicës duke thënë se shumica e amerikanëve nuk i dinin detajet e ‘konfliketeve të ngrira” evropiane përpara shkurtit.

Ai ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është i përfshirë në të gjithë këto sulme dhe se po mbështet veprimet e Serbisë.

“Shumica e amerikanëve nuk i dinin detajet e “konflikteve të ngrira” evropiane (Transnistria, Nagorno-Karabaku, Osetia e Jugut, Abkhazia, Krimea dhe Donbasi) përpara shkurtit. Putini është i përfshirë në të gjitha…dhe gjithashtu mbështet veprimet malinje të Serbisë”, shkruan ai në llogarinë e tij në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat