​Zhvillimet në veri, Presidenca: BE të sanksionojë veprimet e Vuçiqit

Aktuale

​Zhvillimet në veri, Presidenca: BE të sanksionojë veprimet e Vuçiqit

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 16:38
Blerim Vela

Shefi i kabinetit të Presidencës Blerim Vela ka deklaruar sot Bashkimi Evropian duhet të sanksionojë veprimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, pas zhvillimeve të fundit nga serbët lokalë në veri.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Serbia mori mbështetje të plotë nga regjimi i Vladimir Putin për veprimet përshkallëzuese të djeshme në veri të Kosovës.

“Është një konfirmim se si Rusia e sheh Serbinë - një instrument për të destabilizuar Kosovën, rajonin dhe kontinentin evropian.

Është koha që BE të sanksionojë veprimet e Vuçiqit”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat