​Osmani uron homologun Cassis për Ditën kombëtare të Zvicrës

Aktuale

​Osmani uron homologun Cassis për Ditën kombëtare të Zvicrës

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 18:48
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar homologun e saj zviceran Ignazio Cassis me rastin e shënimit të Ditës kombëtare të Zvicrës.

Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se Zvicra është partneri dhe aleati ynë i kahershëm dhe shtëpia e diasporës sonë.

“Pres me padurim thellimin e lidhjeve midis popujve dhe vendeve tona”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, në vitin 1291 tri kantone malore zvicerane u bashkuan dhe firmosën Kartën Federale e cila ishte baza e Konfederatës së sotme Zvicerane me 26 kantone.

Megjithatë, kjo kartë u zbulua në vitin 1758 dhe Qeveria zvicerane e konsideroi zyrtarisht atë si dokument mbi të cilin ngrihej shteti i tyre nga fundi i viteve 1800.

Për herë të parë, 1 Gushti u festua në vitin 1891, ndërsa nga viti 1899 u bë festë vjetore.

Në vitin 1993, zviceranët votuan në masë që 1 Gushti të jetë festë kombëtare dhe kështu nga viti pasardhës, pra 1994, ajo u bë edhe ditë pushimi.

1 Gushti festohet brenda dhe jashtë Zvicrës me fenerë letre, zjarre dhe fishekzjarrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat