Shahini: Bllokimi i kufirit Jarinjë dhe Bërnjakë, humbje për ekonominë e Kosovës dhe Serbinë

Aktuale

Shahini: Bllokimi i kufirit Jarinjë dhe Bërnjakë, humbje për ekonominë e Kosovës dhe Serbinë

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 22:22
Agim Shahini

Kryetari i AKB-se, Agim Shahini vlerëson se skemat e djeshme ne veri të Kosovës janë shqetësim për të gjitha palët paqedashës dhe paqeruajtëse por edhe humbje miljonshe ekonomik për të gjithë komunitetin e biznesit pasi që duhet përdorin rrugë tjerat mê të gjatë për transportin e mallrave dhe ushtarëve.

Diaspora e jonë është e shqetësuar me situatën e mbrëmjes se djeshëm ku u gjenden te bllokuar në rrugët e rashkes dhe kjo ishte e pa pritur për ta dhe frikshëm edhe për investitortë e huaj.

Kurti dhe Vucici me veprime dhe deklarime kundërthënëse për zgjedhjen e problemit Kosovë Serbi Vucici provokon dhe kërcënon me deklaratën se ushtria serbe nuk e ka kaluar kufirin administrative tê Kosovës e kjo do tē thotë se ēshtê në gadishmëri nē kufi, kjo është nxitëse për situatën aktuale kur tê dy palët duhen të japin vëmendje stabilizimi e qetësimi të raporteve mes dy vendeve qe pretendojnë zgjedhje të problemeve përmes dialogut Kosovë Serbi.

Kurti merr vendim të drejtë për reciprociteti por pa u koordinuar mê faktorin ndërkombëtar e si do mos me SHBA e cila u pa dje se ishte veprim jo I lehtë për zbatim pa partnerët ndërkombëtar.

Ambasadori amerikan ishte I qartë kërkoj për tê shtyrë zbatimin e vendimit për ti dhënë mundësi zgjidhjes se problemit për mes dialogut dhe kjo ishte veprim për te cilen duhet ndjekur palët.Qeveria e kosovës ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar dialogun me Serbinë por pala tjeter si gjithmon gjen arsye për tê dekurajuar palët në dialog.Vetëm BE dhe USA mund të zgjedhin problemin mes Kosovës dhe Serbisë jo Vucici dhe Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat