“Kosova nuk është Serbi”, aktivistë çekë protestojnë para ambasadës serbe në Pragë

Aktuale

“Kosova nuk është Serbi”, aktivistë çekë protestojnë para ambasadës serbe në Pragë

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 22:30
Aktivistë çekë

Aktivistë çekë gjatë ditës së hënë kanë protestuar para Ambasadës së Serbisë në Pragë.

Protesta simbolike kishte për qëllim ta mbështesë Kosovën sa u përket tensioneve midis dy vendeve të Ballkanit.

Lajmin e ka bërë të ditur ishte ish-ministrja Meliza Haradinaj – Stublla, e cila ka shpërndarë një fotografi në Facebook.

“Sot disa aktivistë çekë protestuan para Amabsadës së Serbisë në Pragë me mesazhe të qarta në mbështetje të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

“Kosova nuk është Serbi”, thuhet në njërën prej pankartave, ndërkaq “Miqtë e Rusisë nuk janë të mirëpritur këtu” thuhet në tjetrën.

Ajo ka shpërndarë fotografinë e Jakub Janda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat