Bytyqi e AAK-së: Kurti anti-amerikan, pa Amerikën s’kem ku shkojmë

Aktuale

Bytyqi e AAK-së: Kurti anti-amerikan, pa Amerikën s’kem ku shkojmë

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 09:48
Albana Bytyqi dhe Ramush Haradinaj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka folur pasi kryeministri Kurti me kërkesë të SHBA-së, vendosi për shtyrjen e reciprocitetit për 30 ditë deri me datën 1 shtator.

Deputetja Bytyqi theksoi se si AAK e kanë përkrahur reciprocitetin, teksa thotë se me shtyrjen e reciprocitetin deri në shtator Kurti ka treguar joseriozitet dhe mos koordinim me ShBA-në.

Tutje, ajo tha se kreu i Qeverisë Albin Kurti ka treguar që është anti-amerikan.

“Ne si Aleancë e kemi përkrahë reciprocitetin dhe e kemi parë që është i ligjshëm. Dhe pas një kohe shumë të shkurtër pas mesnate kryeministri Kurti është deklaruar që reciprociteti duhet të shtyhet edhe për 30 ditë dhe kjo është mosserioziteti i Qeverisë Kurti dhe mos koordinimi me ShBA-në ku qartazi shihet që është anti-amerikan kryeministri Kurti duke mos u koordinuar me ShBA-në dhe ne kemi parë që pa Amerikën nuk kemi ku shkojmë. Shpresojmë që të mos tensionohet situata sepse 30 ditë janë mjaft shumë ku për neve është një situatë që duhet të merret parasysh dhe të sigurohemi që të mos ndodhë ndonjë fatkeqësi aty”, tha Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat