Grenell i tha Kurtit “fashist më përvojë”, ish-diplomati: Është ofendim për të gjithë ne

Aktuale

Grenell i tha Kurtit “fashist më përvojë”, ish-diplomati: Është ofendim për të gjithë ne

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 11:57
Lulzim Peci

Ish-diplomati, tash drejtor ekzekutiv i KIPRED-it, Lulzim Peci thotë se fyerjet e ish-emisarit amerikan Richard Grenell, kundrejt kryeministrit Albin Kurti, janë ofendime kolektive “për të gjithë ne”.

Peci ka shkruar mbrëmë në Facebook se Serbia është vendi ku, sipas tij, nuk është shuar fashizmi i ndeshur nga lideri famkeq serb, Sllobodan Millosheviq.

“Fanari i fashizmit ne Ballkan është ndezur me Milloshevqin ne Serbi dhe asnjëherë nuk është shuar, por herë ndriçon më pak e herë më shumë”, thuhet në postimin e ish-diplomatit kosovar.

Ai thotë se Serbia është vendi i vetëm në rajon, ku zyrtaët e lartë të shtetit dhe mediat u drejtohen shqiptarëve me shprehje pezhorative.

“Serbia është vendi i vetëm në rajon në të cilin ministrat, deputetët dhe mediat i adresojnë kombet e tjera, dhe atë posaçërisht shqiptarët me shprehje pezhorative. Këtë asnjëherë nuk e ka bërë publikisht në Kosovë ndonjë politikan i thjeshtë, e leje më ndonjë shef apo anëtar i qeverisë”.

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell e ka akuzuar kryeministrin Kurti se po do të nxisë trazira në Ballkan. Ai e ka quajtur Kurtin “fashist me përvojë”.

Për këtë, Peci thotë se Grenell e ka fyer gjithë shoqërinë kosovare.

“Grenelli ka gabuar rende me cilësimin e tij qe ia beri Kryeministrit Kurti, dhe ky është një ofendim kolektiv per te gjithë ne, pavarësisht se sa pajtohemi apo nuk pajtohemi me politikat e tij!”.

Ish-dipomati amerikan ka shkruar të dielën për tensionet në veri, për të cilat ai e linte fajtor kryeministrin e Kosovës.

Grenell ka akuzuar Kurtin se ka ndërmarrë hapa njëanshëm për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbië. Pa përmendur fare se Serbia nuk pranon dokumentet e Kosovës, Grenell e ka quajtur “metoda fashiste”, vendimin e Kurtit për reciprocitet.

“Edhe njëherë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, një i majtë radikal dhe fashist me përvojë, njëanshëm ka vepruar për të ndalur targat serbe dhe leternjoftimet në Kosovë. Mashtrim. Papërgjegjshmëri. Dhe, e panevojshme”, ka shkruar Grenell në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat