​Ngjarjet në veri, Mehmeti: Jemi në procedurë të hetimeve, janë hapur raste penale

Aktuale

​Ngjarjet në veri, Mehmeti: Jemi në procedurë të hetimeve, janë hapur raste penale

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 14:21
Samedin Mehmeti

Pas zhvillimeve në veri të vendit me barrikadat e vendosura nga serbët, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se janë hapur raste penale dhe tani janë në procedurë të identifikimit.

Ai nuk ka dhënë detaje rreth këtij procesi meqë sipas tij është herët për të folur rreth numrit të personave të identifikuar.

Mehmeti: Janë hapur raste penale pas ngjarjeve në veri, jemi në procedurë të identifikimit

Janë vendos barrikadat dhe janë tërhequr barrikadat. Janë hapur raste penale, aktualisht jemi në procedurë të identifikimit dhe hetimit, është vetëm një ditë prej momentit kur janë tërhequr barrikadat, dhe natyrisht që është ende herët për me fol sa persona janë identifikuar, sa njerëz janë duke u hetuar, ato janë diçka që do të vazhdojnë më tutje me procedurat e hetimit dhe në momentin kur i kemi informacionet e sakta do të dalim në publik kështu siç po dalim për komunikacion... Ende jemi në procedurë të hetimeve, ende vetëm sa kanë filluar procedurat, janë hapur rastet dhe tani do t’i identifikojmë a janë lënduar pesë, dhjetë, dy, një, gjashtë apo shtatë dhe cilat do të jenë veprimet konkrete të cilat do të ndërmerren gjatë procedurave të mëtutjeshme hetimore”, ka thënë drejtori i Policisë.

Mehmeti ka folur në një konferencë për media ku ka paraqitur pajisjet e reja të Policisë së Kosovës në kuadër të “Patrullës Inteligjente”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat