​Kusari-Lila: Pas 30 ditësh nuk ka argumente për të kontestuar vendosjen e reciprocitetit

Aktuale

​Kusari-Lila: Pas 30 ditësh nuk ka argumente për të kontestuar vendosjen e reciprocitetit

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 11:21
Mimoza Kusari Lila

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se veprimet e qeverisë së Kosovës lidhur me situatën në veri ishin mirë të koordinuara me ambasadat e QUINT-it dhe KFOR-in. Ajo ka thënë se në raste të tilla duhet besuar veprimet e qeverisë dhe jo sipas saj dezinformatat e atyre që synojnë të destabilizojnë vendin.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Kusari-Lila ka thënë se vendimi i qeverisë për të shtyrë zbatimin e marrëveshjes për 30 ditë është koordinuar me partnerët ndërkombëtarë ndërsa pas një muaji nuk ka më argumente që të konstatohet vendosja e reciprocitetit.

Kusari-Lila: Pas 30 ditësh nuk ka më argumente për të kontestuar vendosjen e reciprocitetit

“Koordinimi i veprimit nga ana e institucioneve të vendit, nga presidenca, qeveria dhe organet e rendit me të gjithë akterët ndërkombëtarë solli vendimin për shtyrjen e zbatimit të mëparshëm për 30 ditë, pas së cilit afat nuk ka argumente apo hapësirë për të kontestuar vendosjen e reciprocitetit në marrëveshje të nënshkruar vite më parë në Bruksel. Megjithatë duket se jo gjithmonë, përkundër deklaratave duam të kuptojmë realitetin apo vlerësojmë suksesin e qeverisë në zgjidhjen e problemeve shumë vjeçare në Kosovë, deklaratat e menjëhershme të udhëheqësve të partive opozitare në Kosovë, pas vendimit të përbashkët të qeverisë për shtyrje, kinse veprimi nuk ishte i koordinuar me faktorin ndërkombëtar, se veriu është i pa menaxhueshem apo se shteti nuk është eksperiment, të krijojnë bindjen se ata ishin duke pritur një dështim të ndodhte dhe këta do të kishin mundësinë të na tregonin se qeveria e presidenca nuk e dinin çfarë të bënin.Ajo ka ftuar opozitën që të besojë veprimet e qeverisë në raste të tilla dhe jo sipas saj dezinformatat.

Kusari-Lila: Betejat e brendshme politike të bazuara në dezinformata dëmtojnë sigurinë e vendit

“Betejat politike të brendshme të cilat japin ndjesinë se po i bëjmë mirë demokracisë, kur bazohen në dezinformata jo vetëm nuk forcojnë demokracinë por situatën e lartcekur dëmtojnë sigurinë e vendit. Tani kur qeveria vendosë për veprimin e duhur në raport me ligjshmërinë në vend duhet të jenë veprimet e qeverisë që duhet besuar e jo atyre që duan të destabilizojnë vendin në çdo kusht”, ka thënë ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat