Behgjet Pacolli: Qeveria ka bërë mirë me vendosjen e reciprocitetit, e drejtë sovrane e Kosovës!

Aktuale

Behgjet Pacolli: Qeveria ka bërë mirë me vendosjen e reciprocitetit, e drejtë sovrane e Kosovës!

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 15:17
Behgjet Pacolli

Ish-presidenti i Republikes dhe ish-shefi i doplomacisë z.Behgjet Pacolli për gazeten zvicerane në shqip Le Canton27.ch ka vlerësuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës sipas të cilit “Vendosja e reciprocitetit në dokumentet e identifikimit dhe vendimi për targa është e drejtë sovrane e Kosovës dhe obligim që del nga marrëveshjet e Brukselit. Këtu nuk ka asgjë për të diskutuar, qeveria ka bërë mirë që ka vendosur t’i zbatojë këto vendime. Nëse do të bëhet më 1 gusht apo 1 shtator nuk luan shumë rol, është e rëndësishme që të jetë një veprim i drejtë dhe i koordinuar me aleatët e Kosovës…”

“Ajo që më shqetëson më shumë është se dialogu i Brukselit është një proces që më shumë i ngjan pacientit të vdekur se çdo gjë tjetër dhe se ky proces nga Beogradi po kthehet në një dialog me barrikadat që po ngrihen nga strukturat paralele që janë kriminale në vetvete…” ka shtuar lideri i AKR-së.

“Këtu shoh pafuqinë e diplomacisë evropiane, e cila nuk është në gjendje të luajë as rolin e saj për të interpretuar marrëveshjet që ka lehtësuar. Për këtë është shumë e nevojshme të kërkohet ndërmjetësimi amerikan sepse dialogu po dështon në Bruksel..”

“Gjëja e fundit që e shoh të rëndësishme është ndalja e dialogut teknik dhe fillimi i dialogut për marrëveshjen përfundimtare për njohje dhe që Kosova të paraqesë ofertën e saj se si e sheh këtë marrëveshje, si duhet të duket Asociacioni në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kryejnë disa detyra si Manastiri i Deçanit, që është obligim ligjor për Kosovën. Duke bërë këtë ne ndihmojmë aleatët tanë…” ka thënë në fund Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat