Kërkoi zbatimin e shpejtë të vendimit për Manastirin e Deçanit, historianët i reagojnë Borrellit

Aktuale

Kërkoi zbatimin e shpejtë të vendimit për Manastirin e Deçanit, historianët i reagojnë Borrellit

Nga: A.ZH Më: 4 gusht 2022 Në ora: 23:51
Josep Borrell

Shkodran Imeraj, kryetar i Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, i ka reaguar përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Ky i fundit, sot ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që të implementojë marrëveshjen për Asociacionin dhe vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit.

Sipas Imerajt, vendimi Kushtetutës për pronat në afërsi të Manastirit të Deçanit, është në kundërshtim të plotë më Kushtetutën e Republikës së Kosovës, përcjell Bota sot.

Ai ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës, që të miratojë një Ligj të Veçantë, me të cilin do t’i shpallë të pazbatuara të gjitha ligjet, vendimet dhe aktet nënligjore që ka marr Serbia për Kosovën nga marsi i vitit 1989 e deri në qershor të vitit 1999.

Reagimi i Imerajt, dërguar në “Bota sot”:

Josep Borell, përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, duhet të dijë se vendimin i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat në afërsi të Manastirit të Deçanit, është në kundërshtim të plotë më Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pra me nenin 113, paragrafi 7.

Pra, pronat e Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” i janë falur Manastirit të Deçanit me ligjet e kohës së masave të dhunshme të kohës së Millosheviçit dhe si i tillë vendimi i majit 2016 i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat shoqërore në Deçan, nuk duhet të zbatohet sepse ai do të jetë precedent i rrezikshëm për Kosovën.

Në Kosovë nuk duhet të zbatohen vendimet e kohës së Millosheviçit, dhe Kuvendin i Kosovës duhet që sa me parë të miratojë një Ligj të Veçantë ose Ligj Special me të cilin do t’i shpallë të pazbatuara (null) të gjitha ligjet, vendimet dhe aktet nënligjore që ka marr Serbia për Kosovën nga marsi i vitit 1989 e deri në qershor të vitit 1999.

Dr.Shkodran Imeraj

Kryetar i Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat