"Serbia përmes Kishës po tentojnë të grabisin edhe historinë dhe traditat e popujve të tjerë, dhe të shqiptarëve në Ballkan"

Aktuale

"Serbia përmes Kishës po tentojnë të grabisin edhe historinë dhe traditat e popujve të tjerë, dhe të shqiptarëve në Ballkan"

Nga: H.O. Më: 5 gusht 2022 Në ora: 11:04
Kisha ortodokse serbe në Deçan

Analisti politik dhe publicisti Skender Mulliqi në një postim të tij në Facebook ka tregur historinë famëkeqe të Kishës Ortodokse Serbe që nga shpërbërja e Jugosllavisë.

Ai thotë se kjo kishë ka qenë e lidhur ngushtë me më kriminelët e luftës si, Millosheviqin, Mlladiqin, Karagjiqin.

Postimi i plotë:

Historia po përsëritet. Cili shkurtazi ishte roli i Kishës Ortodokse Serbe me rastin e shpërbërjës të ish –Jugosllavisë! Ishte hartuar Memorandumi i SANU, ku ishte projektuar gjithqka që mund të ndodhë në  20 vitet e fundit, ku Kisha Serbe  kishte planifikuar të këtë primatin në politikën ekspansioniste dhe kriminale serbe në rajon. Kisha Ortodokse Serbe përgatiti kasapahanen më të madhën pas Luftës së Dytë Botërore, në Bosnjë dhe në Kosovë, ku disa popë edhe kishin marrë pjesë aktive në masakrat e përgjakshme. Kisha kishte qenë dhe ka mbetur udhëheqja shpirtërore e luftës. Fytyra të larta të kësaj kishe kanë qenë të lidhur ngushtë më kriminelët e luftës si, Millosheviqin, Mlladiqin, Karagjiqin…!Kjo është në pika të shkurtëra  historia më e errët e “predikueseve fetar” të shtetit serb. Popët janë vu në shërbim të krijimit të një destabiliteti të ri në Ballkan- Mal të Zi dhe në Kosovë. Duke shkaktuar kulturocid dhe etnocid, këta e kanë rrumbullaksuar projektin fashist të Nikola Garashaninit. Logjika e tyre mesjetare është dhe ka mbetur, se aty  ku është një serb, është tokë serbe. Serbia përmes Kishës po tentojnë të grabisin edhe historinë dhe traditat e popujve të tjerë, dhe të shqiptarëve në Ballkan! Ne si popull , të gjitha elaborateve të tilla antishqiptare , duhet t’ua mbyllim rrugën njëherë e përgjithmonë …!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat