Haradinaj në 27 vjetorin e operacionit “Oluja”, në Kroaci: Bashkë me njerëzit që e mposhtën ushtrinë e Millosheviqit

Aktuale

Haradinaj në 27 vjetorin e operacionit “Oluja”, në Kroaci: Bashkë me njerëzit që e mposhtën ushtrinë e Millosheviqit

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 11:12
Daut Haradinaj, Agim Çeku

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj sot ka marr pjesë në 27 vjetorin e operacionit “Oluja” i Forcave të Armatosura Kroate, i cili kishte për qëllim kthimin e kontrollit të pjesëve të Kroacisë, të marra nga serbët në fillim të vitit 1991.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se është një ndjenjë e vecantë të jesh prezent bashkë me njerëzit që e mposhtën ushtrinë e Sllobodan Millosheviqit.

“Sot në Knin të Kroacisë, aty ku para 27 viteve filloi operacioni ‘Oluja’. Ndjenjë e veçantë të jesh prezent bashkë me njerëzit që e mposhtën ushtrinë e Millosheviqit”, ka shkruar Haradinaj.

Bashkë me Haradinaj në fotografit e postuar shihet edhe ish komandati i UÇK-së, njëherit ish kryeministri, Agim Çeku.

Ndryshe, para 27 viteve ishte formuar operacioni “Stuhia” (Oluja) i Forcave të Armatosura Kroate për të kthyer kontrollin e pjesëve të Kroacisë, të marra nga serbët në fillim të vitit 1991.

Serbët kishin deklaruar pavarësinë e tyre nga Kroacia, duke shpallur Republikën Serbe të Krajinës, e cila megjithatë kishte mbetur e panjohur ndërkombëtarisht.

Më 4 gusht të vitit 1995, sulmi ka nisur me 150 mijë  trupa kroate, të cilat shpejt kanë thyer linjat e ushtrisë serbe në Krajinë, për të avancuar drejt Kninit.

Në ditën e dytë të operacionit, forcat serbe janë shembur dhe pjesa më e madhe e ushtrisë së Jugosllavisë është tërhequr.

Forcat kroate kanë rikthyer rajonin për katër ditë, duke i dhënë fund operacionit më 8 gusht. Operacioni është cilësuar si ofensiva më e madhe tokësore në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Në të janë vrarë qindra serbë, ndërsa mijëra të tjerë kanë braktisur shtëpitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat