Vrasja në Lipjan ndodhi në një lokal, dalin pamje nga vendi i ngjarjes

Aktuale

Vrasja në Lipjan ndodhi në një lokal, dalin pamje nga vendi i ngjarjes

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 09:25
Të dyshuarit janë ende në arrati, teksa policia po punon në arrestimin e të dyshuarve

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në Lipjan, ku për pasojë një person është vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës kanë thënë se rasti ka ndodhur në një lokal rreth orës 23:40.

“Mbrëmë rreth orës 23:40, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në një lokal në rrugën ”Lidhja e Prizrenit” në Lipjan.  Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me vrasje të një personi, si dhe plagosjen dhe dy personave të tjerë”, kanë thënë nga Policia.

Të dyshuarit janë ende në arrati, teksa policia po punon në arrestimin e të dyshuarve.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar, si dhe janë duke punuar për ndriçimin e plotë të rasti i cili është cilësuar si vrasje e rëndë”, kanë thënë nga Policia.

Ndërkaq që mediat lokale kanë publikuar video nga vendi i ngjarjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat