​Kurti takon Dua Lipën: Kosova shkëlqen ndryshe me Sunny Hill

Aktuale

​Kurti takon Dua Lipën: Kosova shkëlqen ndryshe me Sunny Hill

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 18:21
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim këngëtaren me famë botërore Dua Lipa.

Kurti në një postim në Facebook ka shkruar se ka falënderuar këngëtaren Lipa dhe ekipit të saj për promovimin e Kosovës në skenën botërore përmes Festivalit Sunny Hill.

“Është momenti t'u themi faleminderit Duas dhe gjithë ekipit për punën dhe promovimin që i bënë Kosovës. Sunny Hill është edhe dobi për ekonominë lokale, ndërsa sivjet edhe mbështetje ndaj angazhimeve shtetërore për liberalizimin e merituar të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Image
Foto nga takimi

Postimi i plotë:

U mbajt në Prishtinë, aty ku e ka vendin. Kosova shkëlqen ndryshe me Sunny Hill dhe vajzën tonë të artë, Dua Lipa, të cilën sot e prita në Kryeministri. Vendi ynë po shënon një nga vitet më të suksesshme kulturore në historinë e tij.

“Duan e falënderova për përfaqësimin e bukur e dinjitoz dhe promovimin e vlerave të Kosovës kudo në botë. Zëri, muzika e kënga e saj, na kanë bërë shumë më të njohur dhe mirënjohur anembanë. Kontributi që ajo jep për Kosovën është i pamatshëm.

Festivali "Sunny Hill" i shton shije jetës së pasur kulturore të shtetit tonë. Pas katër ditë performancë muzikore me emra të njohur ndërkombëtarë dhe vendorë, është momenti t'u themi faleminderit Duas dhe gjithë ekipit për punën dhe promovimin që i bënë Kosovës.

Sunny Hill është edhe dobi për ekonominë lokale, ndërsa sivjet edhe mbështetje ndaj angazhimeve shtetërore për liberalizimin e merituar të vizave për qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat