​Reduktimet e rrymës pengojnë mbarëvajtjen e ligjëratave në Seminarin për Gjuhën Shqipe

Aktuale

​Reduktimet e rrymës pengojnë mbarëvajtjen e ligjëratave në Seminarin për Gjuhën Shqipe

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, më i rëndësishmi në fushën e albanologjisë po ballafaqohet me probleme teknike. Ligjëratat e parapara për ditën e sotme në kuadër të këtij seminari, u shtynë për shkak te mungesës se rrymës.

Reduktimet e energjisë elektrike penguan mbajtjen e ligjëratave mëngjesin e sotëm për më shumë se 100 seminaristë.

Sipas drejtorit te seminarit, Shkumbin Munishi kjo po praqet vështirësi në organizimin e edicionit të 40-të të këtij seminari.

Ai njofton për KosovaPress se mëngjesin e sotëm ligjëratat e parapara në orën e caktuar nuk janë mbajtur për shkak te ndërprerjes së rrymës.

Munishi: Problemin e vetëm e kemi me energji elektrike

“Seminari po shkon shumë mirë, nuk kemi probleme, përveç problemit teknik sikur tani që kemi problemin me furnizimin e energjisë elektrike, i cili mund të ndikojë eventualisht në shtyrjen e ligjëratave apo të aktiviteteve të tjera për ndonjë orë tjetër”, thotë ai për KosovaPress.

Se mungesa e energjisë elektrike po u shkakton telashe në mbarëvajtjen e ligjëratave e thotë edhe seminaristja, Sara Elshani.

Ajo tregon se vjen nga Austria ndërkohë që pret para Fakultetit Filologjik për të mbajtur ligjëratën e cila ishte shtyrë për shkak të reduktimeve të rrymës.

Elshani: Është shtyrë ligjërata për shkak të rrymës

“Kam ardhur në këtë seminar me qëllim ta mësojë më mirë gjuhën shqipe... Po tash në ora 11:00 kemi pas një ligjëratë, mirëpo është shtyrë për në ora 12:00 sepse s’ka rrymë”, tha ajo.

Sot kanë vazhduar reduktimet e rrymës në vendin tonë. Ndërsa dyfishimi i tarifave të rrymës të propozuara të premten nga furnizuesi me rrymë KESCO, në kërkesën e bërë te Zyra e Rregullatorit të Energjisë për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave, është në proces të shqyrtimit të aplikimit të tarifave të reja.

Ndonëse Ministria e Ekonomisë pati deklaruar se është zgjidhur problemi me energji elektrike, KOSTT sot ka lëshuar një komunikatë ku qartëson se për oraret e furnizimeve me rrymë, konsumatorët duhet të drejtohen në KEDS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat