Kolona në kufi, pritje deri në 4 orë në Merdarë

Aktuale

Kolona në kufi, pritje deri në 4 orë në Merdarë

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Në pikat kufitare të Kosovës janë rikthyer kolonat e gjata.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, aktualisht pritjet më të gjata janë në Merdarë. Në këtë pikë kufitare për të dalë nga territori i Kosovës pritjet janë deri në 4 orë.

Ndërkohë, në pikën kufitare Mutivodë në dalje pritjet janë deri në tri orë, ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet janë dy orë.

Në pikat tjera kufitare pritjet janë relativisht të vogla.

Image
Grafika
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat