Fisnik Ismaili reagon me gjuhë të papërshtatshme ndaj Qeverisë shkaku i reduktimeve

Aktuale

Fisnik Ismaili reagon me gjuhë të papërshtatshme ndaj Qeverisë shkaku i reduktimeve

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 22:23
Fisnik Ismaili

Ish-deputeti Fisnik Ismaili ka reaguar lidhur me reduktimin e energjisë elektrike. Ai ka thënë se as këtë vit s’ka mundur të shkojë në pushim, meqë i është dashur që të blejë një invertor në vlerë të 3 mijë eurove, në mënyrë që të funksionoj zyra e tij gjatë reduktimeve.

Ismaili ka thënë se katër orë reduktime brenda orarit të punës po i shkaktojnë telashe të mëdha në biznes.

Ish-deputeti është shprehur plot mllef ndaj Qeverisë, duke përdorur në statusin e tij edhe gjuhë të papërshtatshme.

Reagimi i plotë:

Qat trohë pushimi që s’un pe marr qe do vjet, bashkë me pushimin e vitit të ardhshëm, i shpenzova në invertor të 3000 e kusur eurove, për me mujtë me më funksionue zyra gjatë reduktimeve të rrymë, sepse 4 orë n’terr gjatë orarit të punës po ta tredhkan biznesin.

Se mos po habitet kush prej qeverie me m’dalë në ndihmë për këto shpenzime të domosdoshme edhe të paprituna, tuk se i paguej tatimet në plotni edhe me rregull, amo ncuk, si 17 vjetët e fundit prejse e kam hapë kompaninë, i vetmi benefit apo ndihmë nga cilado qeveri deri tash që kam marrë ka qenë një guxhë k*** në gojë.

Bile birën ndrrone, be ropt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat