“Konflikt i ngrirë - pa këtë shtet, BE-ja nuk mund të sjellë marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi”

Aktuale

“Konflikt i ngrirë - pa këtë shtet, BE-ja nuk mund të sjellë marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi”

Nga: A.ZH Më: 21 gusht 2022 Në ora: 10:02
Takimi Kosovë-Serbi, 18 gusht 2022, Bruksel

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk do të sjellë marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Teksa ka komentuar takimin e 18 gushtit, mes të dyja vendeve, që përfundoi pa rezultat, Kurti ka thënë se BE-ja është e interesuar për një “konflikt të ngrirë” dhe jo marrëveshje përfundimtare, përcjell Bota sot.

“Pa SHBA-të, BE-ja nuk mund të sjellë një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë!

Sipas mendimit tim, ndërmjetësuesit e BE-së nuk janë të interesuar për një zgjidhje finale mes Kosovës dhe Serbisë!

Këta më tepër janë të interesuar për një marrëveshje për stabilizimin të marrëdhënieve Kosovë - Serbi!

Me fjalë të tjera "konflikt i ngrirë"!”, ka shkruar Kurti, në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat