Memli Krasniqi kujton Bajram Rexhepin: Ishte mjek atdhetar, shembull për tu ndjekur

Aktuale

Memli Krasniqi kujton Bajram Rexhepin: Ishte mjek atdhetar, shembull për tu ndjekur

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 11:50
Bajram Rexhepi

Në pesë vjetorin e vdekjes së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, lideri i Partisë Demoktratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi  ka kujtuar Rexhepin si mjek atdhetar që iu kishte qëndruar afër ushtarëve të UÇK-së gjatë luftës.

Në rrjetin social Facebook, Krasniqi shkroi gjithashtu që ish kryeministri Rexhepi është model i politikanit për gjeneratat e reja.

“Për ne, gjeneratën e re të aktivistëve e politikanëve, dr. Bajram Rexhepi ishte modeli i politikanit që gjithë përgatitjen e tij profesionale e personale e vuri në shërbim të Atdheut. 

Doktor Bajrami, si mjek atdhetar që ishte afër ushtarëve të plagosur të UÇK-së gjatë luftës, politikan i respektuar që udhëhoqi Kosovën në një periudhë sfiduese të pas-luftës, një personalitet unifikues që shtroi rrugën e dialogut dhe bashkëpunimit ndër-partiak, mbi të gjitha, lider i përgjegjshëm e parimor – ishte shembull për tu ndjekur”, shkroi në Facebook, Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat