Ramës i vjen reagimi i ashpër pas sulmit “terrorist”: Po shndërrohet në “djath zviceran” për spiunët ruso-serbë

Aktuale

Ramës i vjen reagimi i ashpër pas sulmit “terrorist”: Po shndërrohet në “djath zviceran” për spiunët ruso-serbë

Nga: A.ZH Më: 21 gusht 2022 Në ora: 13:59
Ushtarët e plagosur shqiptarë në Gramsh

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm në uzinën ushtarake në Gramsh, ku u lënduan ushtarët shqiptarë.

Ai ka akuzuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, për të cilin ka thënë se përmes “Ballkanit të Hapur”, po shndërrohet në "djathë zviceran" ku spiunët ruso-serbë hyjnë dhe dalin në territorin shqiptar pa kurrfarë kontrolli.

Kurti ka kërkuar urgjentisht rivendosjen e vizave për shtetasit rusë dhe serbë, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij i plotë në Facebook:

Akt spiunazhi me sulm terrorist rus në Shqipëri!

Republikanët e Kosovës dënojnë ashpër aktin e spiunazhit me sulm terrorist nga "Turistët" zbulues rus ndaj uzinës ushtarake të Gramshit në Shqipëri.

Ministria e Mbrojtjes njofton se “një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë. Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.”

Mediat njoftojnë se rusët, në fakt janë agjentë zbulues, pasi kanë bërë dje gjatë ditës rikonjicion, janë futur sot pa vështirësi në mjediset e Uzinës ushtarake të Gramshit.

Ky është paraefekti i "Ballkanit të Hapur" i Edvin Ramës ku Shqipëria po shndërrohet në "djath zviceran" ku spiunët ruso-serbë hyjnë dhe dalin në territorin shqiptar pa kurrfarë kontrolli.

Duhet urgjentisht të rivendosen vizat për shtetasit rusë dhe serbë, përndryshe shtetet tona do të rrezikojnë sigurinë dhe sovranitetin shumë më shpejt seç mendohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat