Alarmon Milazim Krasniqi: Rusia do të tentojë të destabilizojë Kosovën nëpërmjet serbëve lokalë- kjo është detyra e Vuçiqit

Aktuale

Alarmon Milazim Krasniqi: Rusia do të tentojë të destabilizojë Kosovën nëpërmjet serbëve lokalë- kjo është detyra e Vuçiqit

Nga: M.L. Më: 21 gusht 2022 Në ora: 22:39
Milazim Krasniqi

Publicisti Milazim Krasniqi ka thënë se Rusia do të tentojë ta destabilizojë Kosovën nëpërmjet serbëve lokalë, sikurse po bën në Bosnje e Hercegovinë dhe Mal të Zi.

Në një postim në Facebook Krasniqi ka thënë se këtë skemë Rusia e ka aplikuar edhe në Gjeorgji e në Ukrainë, pra, rebelimin e rusëve e prorusëve kundër shtetit, për të krijuar pretekst të ndërhyrjes ushtarake, kur konflikti të gangrenizohet.

“Rusia do të tentojë të destabilizojë Kosovën me anën e serbëve lokalë, siç bënë edhe kundër Bosnjës me serbët e atjeshëm dhe siç bënë kundër Malit të Zi me serbët e atjeshëm. Këtë skemë e ka aplikuar edhe në Gjeorgji e në Ukrainë, pra, rebelimin e rusëve e prorusëve kundër shtetit, për të krijuar pretekst të ndërhyrjes ushtarake, kur konflikti të gangrenizohet”, është shprehur ai.

Sipas profesorit, kjo skemë po përdoret nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq, i cili kontrollon strukturat paramilitare të veriut.

“Kjo skemë tash përdoret plotësisht nga Vuçiqi, i cili i ka marrë nën kontroll të plotë strukturat politike e paramilitare të serbëve në veriun e Kosovës. Vuçiqi ua cakton atyre axhendën dhe format e veprimit politik e paramilitar, njësoj siç bën Putini në Abhazi, në Osetinë e Jugut, në Pridnjestrovle, në Donjeck e në Luhansk”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat