Vuçiq te Kisha Serbe, reagon Rron Gjinovci: A mundeni me imagjinu Albin Kurtin tu i lyp leje Naim Tërnavës?

Aktuale

Vuçiq te Kisha Serbe, reagon Rron Gjinovci: A mundeni me imagjinu Albin Kurtin tu i lyp leje Naim Tërnavës?

Nga: N. Sh. Më: 22 gusht 2022 Në ora: 12:54
Rron Gjinovci

Analisti politik Rron Gjinovci ka reaguar pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka njoftuar krerët e kishës serbe për rrjedhen e bisedimeve me Kosovën.

Gjinovci thotë se Serbia është shoqëria më primitive në Ballkan, ndërsa Vuçiq hala merr bekim nga kisha serbe për politikë.

Ai pyet se a mundeni me imagjinu Albin Kurtin duke lyp leje nga Naim Tërnava për politikë.

Sipas tij, kur po e imagjinon këtë po e sheh tu u kallë në tona antë.

Postimi i plotë:

Serbia eshte shoqnia ma primitive ne Ballkan. Presidenti hala merr bekim nga Kisha per politikë 🤦‍♂️

Kto ndarjet religjion-shtet, qe na ne Evrope i kena bo para 2-3 shekujve keta hala s'i kane.

A muni me imagjinu Kurtin tu i lyp leje Ternaves per politike? S'muni. Kur po munohna me imagjinu pe shoh tu u kalle n'tona ant 😀

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat