Daniel Serwer: Vuçiq dhe Kurti mund të kenë diskutuar për marrëveshjen finale, pyesni amerikanët dhe evropianët

Aktuale

Daniel Serwer: Vuçiq dhe Kurti mund të kenë diskutuar për marrëveshjen finale, pyesni amerikanët dhe evropianët

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 13:45
Daniel Serwer

Profesori amerikan, Daniel Serwer, ka folur lidhur me takimin ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi që u mbajt javën e kaluar në Bruksel.

Serwer duke komentuar takimin Kurti-Vuciq, thotë se aty edhe mund të jetë diskutuar edhe për marrëveshjen finale, por thotë se këtë nuk mund ta konfirmojë.

Profesori dhe analisti amerikan beson se në fund të dialogut do të ndodh edhe formimi i Asociacionit dhe njohja e Kosovës nga Serbia. Por, për Asociacionin ai ka një qëndrim.

“Ju do të duhet t’i pyesni zyrtarët amerikanë apo evropianë nëse kjo ka ndodhur. Sigurisht që mund të ketë, por nuk mund ta konfirmoj këtë”, thotë ai.

Thotë se Asociacioni i cili duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës do të duket ndryshe në kontekstin e njohjes serbe.

“Unë mendoj se të dyja do të ndodhin. Por Asociacioni, i cili do të duhet të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës, do të duket shumë ndryshe në kontekstin e njohjes serbe”, tha ai.

Profesori Serwer thotë se nuk ka parë sinjale se mund të ketë marrëveshje finale së shpejti.

Edhe çështjet e reciprocitetit me targa, e sheh si të mundshme vetëm pas një arritje të marrëveshjes që ai e konsideron “përfundimtare”.

“Nuk kam parë asnjë shenjë se jemi afër një marrëveshjeje paraprake. Duke qenë kështu, çështjet si targat do të zgjidhen lehtësisht pasi të arrihet një marrëveshje “përfundimtare”, thotë tutje Serwer.

Pala kosovare ka paralajmëruar që këtë reciprocitet ta vendosë me 1 shtator.

Për këtë, profesori amerikan, Daniel Serwer, thotë se mund të këtë sërish trazira në veri të vendit.

Trazirat, sipas tij, ndodhin me urdhër dhe mbështetje të Beogradit.

“Sigurisht që mundet. Por ajo trazirë është urdhëruar dhe mbështetur nga Beogradi”, thotë tutje ai.

Për liderët që janë duke udhëhequr me dialogun Kosovë-Serbi, Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiqin thotë se janë të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe janë të duhurit në dialog, por sipas tij, kjo nuk do të thotë se marrëveshja finale do të ndodhë në këtë kohë.

Ata të dy janë liderë të zgjedhur në mënyrë demokratike. Ata janë të duhurit. Por kjo nuk do të thotë se një marrëveshje përfundimtare është e mundur tani”, tha tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat