​Kreu i Gardës Kombëtare të Iowa-s vizitoi trajnimet përgatitore për “Defender Europe 23”

Aktuale

​Kreu i Gardës Kombëtare të Iowa-s vizitoi trajnimet përgatitore për “Defender Europe 23”

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 18:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

​Kreu i Gardës Kombëtare të Iowa-s vizitoi trajnimet përgatitore për “Defender Europe 23”.

Në kuadër të vizitës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Ben Corell së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari kanë qëndruar për vizitë në Babaj të Bokës dhe Aeroportin e Gjakovës.

Qëllimi i kësaj vizite ishte që t'i përcjellin nga afër aktivitetet që po zhvillohen në Komandën e Forcave Tokësore, Regjimentin e Parë dhe Regjimentin e Dytë i Këmbësorisë, në kuadër të planit vjetor të trajnimit dhe përgatitjeve për “Defender Europe 23”.

Gjeneral Jashari dhe gjeneral Corell e konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit me qëllim të zhvillimit profesional dhe kapaciteteve luftarake të FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat