Gjykata e Apelit në Hagë vendos për Hashim Thaçin

Aktuale

Gjykata e Apelit në Hagë vendos për Hashim Thaçin

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 11:20
Hashim Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim në Hagë.

Ankesa e bërë nga avokati i Thaçit, është refuzuar nga Gjykata e Apelit në Hagë.

Vendimi është marrë nga paneli që përbëhej prej 3 anëtarëve: Michele Pichard, Emilio Gatti dhe Nina Jorgensen.

Në vendimin e publikuar thuhet se gjykata në shkallën e parë, nuk ka bërë asnjë shkelje kur ia ka vazhduar paraburgimin ish-presidentit Thaçi.

Sipas tyre, vazhdojnë të jenë prezente rreziqet e ikes, ndikimit në dëshmitarë dhe arsyet e tjera që u vendosën kur Hashim Thaçit iu vazhdua paraburgimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat