Qeveria ndau projekte vetëm për komunat e VV-së, reagojnë nga PDK-ja

Aktuale

Qeveria ndau projekte vetëm për komunat e VV-së, reagojnë nga PDK-ja

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 12:17
Betim Gjoshi

Pas LDK-së, edhe Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj një vendimi të Qeverisë Kurti ku shihet se të gjitha komunat që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje kanë fituar projekte të Qeverisë.

Anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi në një postim në Facebook ka thënë se asnjë nga tetë komunat që qeverisen nga PDK nuk janë pjesë e këtij vendimi.

Ai tha se ky është një vendim që “më shumë flet për të paaftin dhe inatçorin që është bërë kryeministër”.

“Ky është një vendim që tregon se Albin Kurti është një përçarës i shoqërisë tonë. Atë që e bënte deri dje me akuza, shpifje e protesta, sot po e bënë me vendime qeveritare”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat