Maliqi: Donacionet e Gazpromit rus kanë gjetur mënyrën për të mbërritur edhe në Kosovë

Aktuale

Maliqi: Donacionet e Gazpromit rus kanë gjetur mënyrën për të mbërritur edhe në Kosovë

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 12:23
Agon Maliqi

Analisti politik Agon Maliqi ka thënë se donacionet e Gazpromit rus mund të kenë përfunduar edhe në Kosovë.

Maliqi sipas një shkrimi në Facebook thekson se këto mjete janë dhënë ndikuar politikën tonë energjetike dhe atë të sigurisë.

“Gazpromi i Rusisë i paska dhënë në vitin 2021 donacione në vlerë prej 192 milionë eurosh një fondacioni mjedisor në Gjermani, të kontrolluar nga figura të partisë në pushtet (SPD), e cila është e njohur për lidhje të ngushta të figurave të saja me Rusinë”, ka theksuar Maliqi.

“Të jeni të sigurt se para të kësaj natyre e kanë gjetur mënyrën ndër vite për të mbërritur edhe në Kosovë me synimin për ta ndikuar politikën tonë energjetike dhe atë të sigurisë”, shton ai.

Kujtojmë se kompania e naftës Gazprom është në pronësi të shtetit rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat