Çitaku publikon një vendim ku Qeveria rialokon mjete financiare për disa projekte nëpër komuna të Kosovës

Aktuale

Çitaku publikon një vendim ku Qeveria rialokon mjete financiare për disa projekte nëpër komuna të Kosovës

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 13:49
Vlora Çitaku 

Qeveria e Kosovës me 10 gusht të këtij viti ka marrë vendim për rialokimin e më shumë se 1 milion 80 mijë eurove për disa projekte nëpër komuna të Kosovës.

Pjesë e këtyre investimeve gjenden katër komunat të cilat i qeverisë Lëvizja Vetëvendosje, Prizrenin, Podujevën, Kamenicën dhe Shtimen.

Por në vendim gjenden edhe komuna që nuk qeverisen nga LVV-ja si Istogu, Obiliqi e Klina.

Por nënkryetarja  e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se kjo politikë e Qeverisë është selektive.

Me mosaprovim projektesh e mbështetje selektive ndëshkohen qytetarët, jo pushtetarët”, ka thënë Çitaku.

“Pa diskriminim deri më tani i kemi vetëm reduktimet e rrymës dhe inflacionin”, ka vazhduar nënkryettarja e PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat