Abdullahu quan “hakmarrje financiare” qasjen e Qeverisë ndaj komunave që nuk udhëhiqen nga VV-ja

Aktuale

Abdullahu quan “hakmarrje financiare” qasjen e Qeverisë ndaj komunave që nuk udhëhiqen nga VV-ja

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 14:29
Faton Abdullahu

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, e ka quajtur “Hakmarrje financiare” ndarjen e mjeteve buxhetore vetëm për komunat ku kryetarët e tyre janë nga partia në pushtet – Vetëvendosje.

Këto komente ai i ka bërë përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

“‘Hakmarrja financiare’ e Qeverisë. Kurti atë që nuk ka mundur ta arrijë në zgjedhjet komunale me vota demokratike, po e kompenson me hile si Qeveri duke favorizuar katër komunat që qeverisen nga Vv.

Kjo është hakmarrje financiare ndaj qytetarëve që nuk e kanë votuar. Diktaturë tipike populiste!”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat