Biznesmeni llapjan: Avokati nga Shqipëria m’i kërkoi 500 mijë euro haraç

Aktuale

Biznesmeni llapjan: Avokati nga Shqipëria m’i kërkoi 500 mijë euro haraç

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 16:33
Fadil Syla, Sokol Tahiri

Biznesmeni Fadil Syla për pesë vite i është ndaluar të futet në territorin e Shqipërisë me arsyetimin se është i padëshirueshëm nga Tirana zyrtare.

Kjo, sipas biznesmenit, është bërë direkt nga avokati Sokol Tahiri. Ky i fundit, siç pretendon biznesmeni kosovar, i ka kërkuar 500 mijë euro haraq.

Mollë sherri i kësaj ndalese, sipas Sylës është prona që kishte fituar para disa vitesh në plazhin e Golemit. Në një intervistë ai ka treguar se para 7 vitesh kishte blerë një hotel në Shqipëri (Hotel Prince) në Malin e Robit nga Banka BKT, që ishte në ankand.

“Nga ai moment kanë filluar problemet me një person që quhet Sokol Tahiri. Ai nuk është ndal kurrë. Dyshoj se ai ka ma ka bërë ndalesën për Shqipëri për 5 vite. M’i ka kërkuar 500 mijë euro. Më ka thënë se nëse ja jap ai do ta heq ndalesën për 5 ditë dhe mund të futesh në Shqipëri.

Unë s’kam pranuar aso gjëra kurrë dhe nuk do ta pranojë, kërkoj drejtësi se çka janë duke bërë me investitorët kosovarë. Çdo ditë vazhdon të më bëjë presione të gjitha të paligjshme. Ndalesa është bërë qe 4 vite duke më thënë se “jam i padëshirueshëm për shtetin shqiptar”. Unë s’kam probleme në Shqipëri, Evropë apo diku tjetër”, është shprehur ai.

Tutje, biznesmeni llapjan thotë se ka kontaktuar edhe me autoritetet shqiptare, me kryeministrin, Edi Rama, Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë.

“… dhe më kanë thënë se jam shumë i pastër por autoritetet shqiptare nuk më lejojnë deri 2023-ës. Do të ankohem deri në gjykatën e Strasburgut do të vazhdojë të kërkojë drejtësi. Sokoli ka disa njerëz në Prokurorin e Kukësit”, u shpreh ai.

Ndërsa, lidhur me këto akuza, është shprehur shkurtimisht edhe avokati nga Shqipëria, Sokol Tahiri. “Jo more burrë, jemi në proces gjyqësor. Janë gjyqe të hapura. Jo more vëlla, jo”, u shpreh avokati.

Media ka kontaktuar edhe me Bankën Kombëtare Tregtare.

“Sa’i përket procesit të blerjes se një prone në pronësi të BKT-se e llojit Hotel me vendndodhje në Malin i Robit, Kavajë nga shtetasi kosovar Fadil Syla. Banka ka fituar pronësinë mbi pronën në zbatim të të gjithë proceduarave ligjore të ekzekutimit të detyrueshëm dhe pas përfundimit të tyre është regjistruar rregullisht në pronësi të BKT Shqipëri. Kjo pronë i është shitur nëpërmjet një procesi krejtësisht të rregullt dhe ligjor Shtetasit Kosovar Fadil Syla, i cili ka përmbushur të gjitha kushtet e kontratës së shitje duke kryer pagesën e plotë të çmimit të shitjes te pronave objekt kontrate. Me përmbushjen e kushteve kontraktuale, Banka ka lëshuar një deklarate noteriale, duke finalizuar kështu edhe procesin e regjistrimit te kësaj prone ne Hipoteke ne favor te blerësit shtetasit Fadil Syla. Ne nuk jemi ne dijeni te asnjë problemi ligjor qe po përballet ky shtetas, pasi pasuria është ne titull pronësor te tij”, ishte përgjigja e Bankës.

Kujtojmë, se para tri ditësh, media nga Shqipëria kanë raportuar se Hotel “Princ” është sekuestruar.

Sipas mediumit “Newsbomb.al” Gjykata vendosi që hotel “Princ” me vendndodhje në Golem të Kavajës, pronë me 6 kate dhe e ndërtuar në 500 metra katror, t’i kalojë për menaxhim Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat