Nexhat Krasniqi nuk është shkarkuar nga ministria e Liburn Aliut, ka fituar një pozitë të rëndësishme

Aktuale

Nexhat Krasniqi nuk është shkarkuar nga ministria e Liburn Aliut, ka fituar një pozitë të rëndësishme

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 18:13
Liburn Aliu, Nexhat Krasniqi

Ish-shefi i Prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Nexhat Krasniqi, është “rehatuar” në një pozicion tjetër brenda kësaj ministrie.

Krasniqi, i njohur për dyshime në lidhje me disa tendera, tani është emëruar udhëheqës i Divizionit për Komunikim me publikun në këtë ministri.

“Nexhat Krasniqin e kanë bërë udhëheqës të divizionit për komunikim me publikun, aty ku ka qenë Valmira Bllaca. Kjo e fundit e cila është në pushim, është transferuar si udhëheqëse e divizionit për Integrime Evropiane në këtë ministri”.

Më 24 maj të këtij viti, MMPHI-ja kishte larguar Krasniqin nga kjo pozitë, dhe Ndriçim Mustafën e kishte caktuar zyrtar përgjegjës për menaxhimin e Divizionit të Prokurimit.

Këtë veprim ministria e kishte arsyetuar duke thënë se kjo ka ndodhur si rezultat i bashkimit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me qëllim të koordinimit të aktiviteteve të dy Divizioneve të Prokurimit, deri në hyrjen në fuqi të rregullores së re për organizimin e brendshëm të MMPHI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat