Osmani uron Zelenskyn për ditën e pavarësisë: Jemi me ju derisa Ukraina të fitojë

Aktuale

Osmani uron Zelenskyn për ditën e pavarësisë: Jemi me ju derisa Ukraina të fitojë

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 09:50
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një letre i është drejtuar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky me rastin e ditës së pavarësisë së Ukrainës, duke i shprehur mbështetje presidentit të Ukrainës dhe popullit të saj.

“Ne jemi me ju shpirtërisht, ne jemi me ju në veprime dhe do të jemi me ju derisa Ukraina të fitojë”, thuhet në letrën e presidentes Osmani.

Presidentja Osmani e ka falënderuar presidentin ukrainas për pjesëmarrjen e ushtarëve ukrainas në misionin e paqes në Kosovë.

“Populli i Kosovës u është mirënjohës ushtarëve ukrainas të cilët morën pjesë në mision e paqes në Kosovë, për të cilët unë së fundmi kamë ndarë Medalje Ushtarake Presidenciale. Sot ne qëndrojmë të gatshëm për t’ju mbështetur me çdo kapacitet që mundemi, dhe kemi vendosur menjëherë sanksione ndaj Rusisë. Republika e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin në mes dy vendeve dhe popujve tonë”, shkruan Osmani në letrën dërguar presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat