Kryeministri i gatshëm ta pranojë marrëveshjen e Skënder Hysenit

Aktuale

Kryeministri i gatshëm ta pranojë marrëveshjen e Skënder Hysenit

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 16:01
Albin Kurti dhe Skender Hyseni

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është shprehur i gatshëm ta pranojë marrëveshjen e ish-kryenegociatorit në dialog, Skënder Hyseni, për çështjen e personave të pagjetur, e cila ishte arritur vetëm tekstualisht në Bruksel më 2011.

Kështu theksoi Kurti në një konferencë për media, pas mbledhjes së ekzekutivit, ndërsa u shpreh se këtë fajtore është pala serbe që nuk ka pranuar një gjë të tillë.

Shefi i qeverisë theksoi se ujdia për të pagjeturit është e gatshme dhe vetëm duhet edhe nënshkrimi i Serbisë.

“Në takimin e dytë është diskutuar për çështjet aktuale. Në tavolinë kanë qenë tema e personave të zhdukur me dhunë dhe ajo e lirisë së lëvizjes, apo e vendimit të palës kosovare që të zbatohet një marrëveshje e arritur në Bruksel, marrëveshje e cila është zbatuar nga Serbia që nga korriku 2011″, theksoi Kurti.

Sipas Kurtit, kjo çështje ka mundur të nënshkruhet të enjten që shkoi.

“Sa për neve të enjten ishte nënshkruar kjo marrëveshje”, vijoi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat