“Ambasadori Hill i prishi ekuilibrat kur kritikoi Kurtin”

Aktuale

“Ambasadori Hill i prishi ekuilibrat kur kritikoi Kurtin”

Nga: M.L. Më: 24 gusht 2022 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, prof. Dr. Enver Bytyçi ka thënë se ambasadori i SHBA-së në Beograd Christofor Hill i prishi ekuilibrat me kritikat e tij ndaj kryeministrit Kurti.

Në një postim në Facebook, Bytyçi ka thënë se derisa Esocobar dhe ambasadorët e tjerë amerikanë u treguan të drejt me Kosovën sidomos për Asociacionin, ishte ambasadori Hill që i prishi këta ekuilibra.

“Ka shume ditë që Eskobar dhe ambasadoret amerikane janë treguar të drejtë në deklarimet e tyre, sidomos për asosacionin, sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Por ambasadori Hill i prishi ekuilibrat kur kritikoi Kurtin pse ai ka refuzuar të bisedoje në Bruksel për çështjet praktike të vogla, të cilat i kishte paketuar presidenti i Serbisë”, ka thënë Bytyçi.

Sipas tij, për herë të pare kemi dy qëndrime: Kurti dhe pala e Kosovës, e cila thotë mjaft diskutuam për çështje të vogla e do të bisedojmë për marrëveshjen përfundimtare.

“Vuçiq dhe pala serbe, e cila këmbëngul që edhe një dekade tjetër të vazhdoje te diskutojë për targa, fatura e letër njoftimi!

Kurti nuk duhet të flasë për asgjë, përveç për marrëveshjen përfundimtare. Ne atë marrëveshje të saktësohen edhe zgjidhjet e çështjeve praktike, shumica prej të cilave zgjidhen me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë përmes asaj marrëveshjeje! Mjaft është mjaft!”, ka përfunduar Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat