Sadri Ramabaja pas zhvillimeve të sotme: Ecim tutje

Aktuale

Sadri Ramabaja pas zhvillimeve të sotme: Ecim tutje

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 21:25
Sadri Ramabaja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më në fund, sot doli në një konferencë për media dhe dha disa detaje nga takimi i 18 gushtit, me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, presidentit serb iu dha përgjigja, i cili e dha si mundësi “zhbërjen e dialogut”.

“Presidenti serb A.V. paralajmron si mundësi “zhbërjen e dialogut në Bruksel”. Përgjigjeja ju dha sot. Ecim tutje…”, ka thënë ai në një shkrim në Facebook.

Vlen të theksohet se në pikën e pestë, nga gjashtë që i përmendi Kurti, si propozime të tij në takim, përfshihej edhe “Rikonsiderimi i marrëveshjeve të mëparshme”.

“Kapitulli i V ishte rikonsiderimi i marrëveshjeve të mëparshme. Jo anulimi i tyre siç ka propaganduar pala tjetër, por shqyrtimin e asaj se cilat marrëveshje mund të tejkalohej nga pranimi dhe nënshkrimi i marrëveshjeve finale,” – u shpreh z. Kurti.

Një gjë e tillë hedh më shumë dritë në idenë e tij për “njohjen në qendër dhe jo në fund”. Kjo nënkupton se Kurti kërkon arritjen e një marrëveshjeje finale për normalizimin e raporteve me Serbinë, dhe më pas rinegocimin (ose rishkimin/rikonsiderimin) e marrëveshjeve të mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat