Agron Bajrami reagon për vdekjen e Bozhidar Deliqit, kriminelit të dyshuar të luftës në Kosovë

Aktuale

Agron Bajrami reagon për vdekjen e Bozhidar Deliqit, kriminelit të dyshuar të luftës në Kosovë

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 21:29
Agron Bajrami

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka reaguar pas vdekjes së nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë, Bozhidar Deliq.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në Twitter, ka shkruar se Deliq i shpëtoi drejtësisë për vrasjen e civilëve në Kosovë me ndihmën e Serbisë.

Tutje Bajrami ka shtuar se kriminelët e tjerë serbë vazhdojnë të jetojnë në liri.

“Bozhidar Deliq, komandanti i një brigade ushtarake serbe përgjegjës për vrasjen e shumë civilëve në luftën e Kosovës – raportohet të ketë vdekur në Moskë. Ai i shpëtoi drejtësisë, pas vitesh mbrojtjeje nga Serbia. Por kriminelët e tjerë të luftës jetojnë të lirë. Dhe viktimat kërkojnë drejtësi!”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat