Kaq qytetarë janë vaksinuar kundër Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Kaq qytetarë janë vaksinuar kundër Covid-19 në Kosovë

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, 904 mijë e 103 qytetarë e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Ndërkaq, dy dozat i kanë përfunduar 824 mijë e 449 sosh.

Por me dozën e tretë janë të vaksinuar 104 mijë e 936 mijë qytetarë.

E dozën e katërt deri më tash e kanë marrë 1 mijë e 680 qytetarë.

Gjatë ditës së fundit janë vaksinuar 60 persona.

Ndërkohë janë raportuar 363 raste aktive me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat