Deputetja e LDK-së qorton Kurtin për “thumbimet” me ambasadorin Hill

Aktuale

Deputetja e LDK-së qorton Kurtin për “thumbimet” me ambasadorin Hill

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 12:39
Valentina Bunjaku-Rexhepi

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka qortuar kryeministrin Albin Kurti, i cili ky nga Prishtina e ambasadori amerikan Christopher Hill, në Beograd nga ana tjetër, u përfshinë në një debat në mënyrë indirekte për shkak të dialogut Kosovë-Serbi, posaçërisht takimit të fundit mes shefit të qeverisë së Kosovës dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Diplomati Hill të martën ka deklaruar se “Serbia ishte e përgatitur në dialog, por jo edhe pala tjetër”.

Kurse, Kurti një ditë më vonë tha para gazetarëve se ShBA-ja e ka ambasadorin në Prishtinë me të cilin më 31 korrik është koordinuar për reciprocitetin e targave dhe dokumenteve.

Për këtë çështje, Bunjaku e quajti demagog kryeministrin Albin Kurti teksa tha se kritikën e Hillit e ktheu në konfrontim verbal.

Mes tjerash, ajo përmendi edhe vizitën e dy emisarëve ndërkombëtar, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, të cilët pas Kosovës, sot do të nisen për në Serbi.

“Demagogjia, tani humoristike e kryeministrit Albin Kurti në kohën kur emisarët Escobar e Lajçak vijnë në Kosovë për bisedime tepër të rëndësishme, nuk ka koment. ‘M’ka mar malli për opozitën’ dhe ‘Bëji të fala opozitës’ tregojnë qasjen dhe seriozitetin e tij në politikë”.

“As në Bruksel më 18 gusht nuk ishte i përgatitur, andaj ambasadori Hill e kritikoi, por ky e ktheu në konfrontim verbal. Në vend që ta bashkojë edhe opozitën e ta dërgojë kauzën përpara, ai bën hajgare e madje bëhet joserioz”, shkroi ajo në Facebook.

Sipas ligjvënëses opozitare, kjo qasje i kushton Kosovës në humbje të miqve ndërkombëtar, kthim mbrapa dhe shpërqendrim të problemeve të mëdha që kanë qytetarët tanë si me rrymë, inflacion ekstrem dhe bllokim total të projekteve kapitale në vend.

“Ndryshimin që u kërkua më 14 shkurt 2021, po del të jetë ndryshimi i keq e negativ, mjerues e mashtrues dhe këtë nuk e ka merituar ky vend”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat