Zemaj, qeverisë Kurti: Praktikanta, kah po shkoni kështu

Aktuale

Zemaj, qeverisë Kurti: Praktikanta, kah po shkoni kështu

Nga: A.SH Më: 25 gusht 2022 Në ora: 15:10
Armend Zemaj

Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Financave do t’ua ndërpresë pagat punëtorëve që i janë bashkuar grevës të nisur sot nga Bashkimi i Sindikatave të Bashkuara të Kosovës (BSPK).

Për këtë ka reaguar deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i cili ka thënë se kjo qeveri ose duhet të ofrojë zgjidhje ose duht të lirojë rrugë, sepse sipas tij qeveria Kurti janë të paaftë për të udhëhequr vendin.

Postimi në Facebook:

Praktikanta, kah po shkoni kështu?

Ky është cenim i rëndë i të drejtave të njeriut. Ndalni këto veprime e ofroni zgjidhje, përndryshe lironi rrugë, jeni të paaftë të udhëhiqni me vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat